MK | EN | ALB
 
PER NE

E formuar në vitin 1999 nga dr Valentin Pepelugoski, Zyra e Avokaturës për një kohë të shkurtër u bë njëra nga më të njohurat në R. e Maqedonisë dhe në rajon. Nga një janari, Zyra e Avokaturës Pepelugoski u transformua në Firmë ligjore ku si partner u emërua edhe Aleksandar Trajkovski.

Për momentin funksionon si zyrë multidisciplinare e cila i mbulon të gjitha lëmitë e së drejtës civile dhe penale. Firma ligjore Pepelugoski është specializuar për punë në lëminë e së drejtës për pronë intelektuale(e drejta autoriale dhe e drejta e pronës industriale), konkurencës jolojale, telekomunikimeve dhe mediumeve. Pjesë e pandashme nga lëmia e punës janë të gjitha degët e së drejtës afariste si: e drejta tregtare, menaxhim koorporativ, e drejta e kontratave, e drejta financiare, e drejta doganore dhe tatimore, e drejta e mbrojtjes së konsumatorëve, e drejta bankare, etj. Në kohë të fundit si një ndër klientët tanë më të respektuar paraqiten kompani të njohura nga sektori energjetik në R. e Maqedonisë me çka hapëm fushë të re për punë për ekipin tonë.

Puna jonë bazohet në eksperiencën dhe profesionalizmin e ekipit të përbërë nga trembëdhjetë avokatë, nje associate dhe dy kandidat për avokatë. Si njëra nga karakteristikat më të rëndësishme të ekipit tonë është cilësia dhe efikasiteti në kryerjen e punës për çka dëshmitar janë një numër i madh i mirënjohjeve.

Si pioner në fushën e mbrojtjes së të drejtave intelektuale në R. e Maqedonisë, kishim dhe kemi nderin të punojmë me kompanitë më të rëndësishme nga R. e Maqedonisë, rajoni dhe më gjerë në korniza evropiane dhe botërore.

Përkushtimi i ekipit tonë dhe cilësia e punës së kryer na mundësuan të jemi liderë në fushën e së drejtës afariste dhe kontraktore për çfarë shumë shpesh jemi ftuar si ekspert-konsultues për një numër të madh të kompanive publike dhe private.

 
 
SHERBIME

Firma Ligjore Pepelugoski është anëtare e Shoqate avokate Maqedonise. Asociacionit të Biznesit të Avokatëve në R. e Maqedonisë, Asociacionit për Pronë Intelektuale në R. e Maqedonisë, përfaqësues i regjistruar për pronë industriale (nr. 77), Asociacionit Maqedono – Gjerman (DMVW), Anëtar Asociativ i Asociacionit Amerikan të Avokatëve, Anëtar Asociativ i Organizatës Ndërkombëtare për Pronë Intelektuale-INTA, Anëtar i GALA dhe Përfaqësues Evropian për Patentime.

Firma siguron mbrojtje juridike, administrative, mbrojtje për kundërvajtje dhe civile para gjykatave dhe organeve administrative në R. e Maqedonisë, dhe bashkëpunon me zyra të njohura të avokaturës në Evropë dhe botë.

Për rrumbllakësim të shërbimeve juridike që i ofron , Firma jonë ligjore ka bashkëpunim konstant me noter, përmbarues, vlerësues, shoqëri private të gjeodetëve, si dhe përkthyes gjyqësor nga të gjitha gjuhët botërore.

Për shkak të njohjes së biznes klimës në rajon i këshillojmë klientët në mënyrën më të mirë të mundsme si nga aspekti juridik poashtu edhe nga aspekti afarist. Cilësia e zyrës sonë është konfirmuar nga fakti se ne kemi punësuar Dr, 7 M-r të cilat kanë përvojë të konsiderueshme pune. Duke marrë në konsideratë të përmendura më lart ne jemi të rekomanduara nga klientët tanë për partnerët e tyre të biznesit.

Në këtë mënyrë krijuam rrjetë të kolegëve dhe bashkëpunëtorëve të cilët punojnë bashkarisht për një qëllim të zgjidhin problemet eventuale në mënyrë sa më të shpejtë dhe më të volitshme për klientin.
 
Zyre Avokatie PEPELJUGOSKI
E punuar ne vitin 2012. Te gjitha te drejtat jane te rezervuara.